Ndërlidhjet

SHBA, Korea e Jugut diskutojnë për mbrojtjen



Zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut kanë zhvilluar një takim ku kanë biseduar për tensionet për shkak të kërcënimeve bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut.

Presidenti i Koresë së Jugut, Li Mjung-bak, e quajti Korenë e Veriut një “pengesë” për paqën botërore.

Nënsekretarja amerikane e Mbrojtjes, Mishel Flurnoj, udhëtoi për në Seul në kohën kur SHBA po kërkon mbështetje ndërkombëtare për fuqizimin e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara ndaj Penianit për shkak të testit të dytë bërthamor.

Nuk kishte më tepër detaje për bisedimet ndërmjet Flurnojit dhe ministrit të Mbrojtjes së Koresë së Jugut, Li Sang-hi.
XS
SM
MD
LG