Ndërlidhjet

logo-print

Bota përkujton Xheksonin


Ngushëllimet për vdekjen e yllit 50 vjeçar të muzikës pop, Majkëll Xhekson, kanë ardhur nga e gjithë bota.

Guvernatori i Kalifornisë, Arnold Shvarceneger, e quajti Xheksonin “një nga ikonat më me ndikim në industrinë e muzikës”, ndërsa ish presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela tha se humbja e Xheksonit do të vërehet kudo.

Ylli i muzikës pop, Madona, tha se bota "humbi një nga të mëdhenjtë", ndërsa ish-anëtari i grupit “The Beatles”, Poll Mek Kartni, tha se muzika e Xheksonit "do të mbahet mend përgjithmonë."

Autoritetet në Kaliforni kanë filluar tashmë autopsinë, por thanë se mund të kalojnë disa javë derisa të gjendet shkaku kryesor i vdekjes.

Në autopsi do të përfshihen edhe teste toksikologjike për të hetuar nëse ka pasur substanca narkotike, alkohol apo medikamente të tjera në trupin e Xheksonit.
XS
SM
MD
LG