Ndërlidhjet

Rusi: Berezovski dënohet me 13 vjet burg


Gjykata e Rusisë e ka dënuar miliarderin Boris Berezovski me 13 vjet burg për shkak të përvetësimit të afro 1.9 milionë dollarëve nga prodhuesi i automjeteve Avtovaz dhe distribuesi i pjesëve Logovaz.

Kundër Berezovskit po zhvillohen edhe procese tjera në Rusi.

Ai e braktisi Rusinë në vitin 2000, kur Vladimir Putin u bë president i Federatës Ruse.

Berezovski fitoi azil politik në Britani në vitin 2003, dhe Londra disa herë ka refuzuar ta ekstradojë në Rusi.
XS
SM
MD
LG