Ndërlidhjet

logo-print

Klinton emëron emisar për botën myslimane


Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton ka emëruar një grua me origjinë nga India si emisar special të Amerikës në botën myslimane.

Departamenti i Shtetit tha se Fara Pandit do ta drejtojë zyrën e re të Përfaqësuesit Special të Shteteve të Bashkuara për komunitetet myslimane.

Pandit dhe personeli i saj do të jenë përgjegjës për t’i çuar përpara përpjekjet e administratës Obama për t’u angazhuar me myslimanët në mbarë botën në nivel individual dhe organizativ.
XS
SM
MD
LG