Ndërlidhjet

logo-print

Ronaldo u transferua në Real Madrid


Futbollisti portugez Kristiano Ronaldo u transferua nga Mançester Junajted në Real Madrid për një shumë rekord prej më shumë se 93 milionë euro, apo 131 milionë dollarë.

Sulmuesi 24 vjeçar zyrtarisht do t’i bashkangjitet Realit në 1 korrik.

Në bazë të marrëveshjes gjashtë vjeçare, Ronaldo do tëp jetë futbollisti më i paguar në botë.

Ronaldo e përfundoi sezonin 2007-2008 me 42 gola të shënuar, ndërsa në 2008-ën u zgjodh Futbollisti i Vitit në botë.
XS
SM
MD
LG