Ndërlidhjet

Evropa përkujton rënien e Perdes së Hekurt


Liderët evropianë e shënojnë sot në Budapest 20 vjetorin e rënies simbolike të Perdes së Hekurt.

Presidentët e Gjermanisë, Austrisë, Finlandës, Sllovenisë dhe Zvicrës, si dhe zyrtarë të lartë nga Polonia, Britania dhe mbi 20 vende tjera, do të marrin pjesë në seancën përkujtimore në parlamentin e Hungarisë.

Njëzet vjet më parë, në ditën e sotme, ministrat e jashtëm të Hungarisë dhe Austrisë, Gjula Horn dhe Alojz Mok, në mënyrë simbolike i prenë telat me gjemba në kufirin midis dy vendeve.

Menjëherë pas kësaj, mijëra gjermanolindorë ikën në Hungari dhe deri në shtator të gjithë u lejuan të kalojnë në Austri, duke i dhënë fund de facto ndarjes së Evropës.
XS
SM
MD
LG