Ndërlidhjet

Maliki: Mund t'ia dalim në krye me sigurinë


Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki tha se tërheqja e trupave luftarake amerikane nga qytetet irakiane në fund të qershorit, tregon se Iraku vetë mund t’ia dalë në krye me sigurinë, përkundër valës së shpërthimeve të javës që po lëmë pas.

“Ne jemi në pragun e një faze të re, e cila do t’i japë shtysë sovranitetit të Irakut”, tha Maliki.

Nga dy shpërthimet e fuqishme në Bagdad dhe Kirkuk, këtë javë e humbën jetën rreth 150 njerëz.
XS
SM
MD
LG