Ndërlidhjet

Bullgaria nuk rishqyrton vendimin për Çekun


Bullgaria nuk ka arsye ta rishqyrtojë vendimin për lirimin e ish kryeministrit të Kosovës Agim Çeku, ka deklaruar zv/kryeprokurorja Galina Toneva.

“Kjo do të mund të bëhej vetëm nëse Serbia do të dërgonte dokumenta që do të jepnin arsye për një hap të tillë. Garantoj se organet e drejtësisë bullgare kanë vepruar në pajtim me ligjet e brendshme dhe ato ndërkombëtare”, ka thënë Toneva.

Më herët, shefi i diplomacisë bullgare Ivajlo Kalfin deklaroi se rasti Çeku nuk është çështje politike, por çështje juridike, e cila është zgjidhur në gjykatë”.

“Gjykata bullgare i mori parasysh të gjitha faktet juridike dhe i vlerësoi ashtu siç pritej, sepse ekzistojnë konventa ndërkombëtare, të cilat e mbrojnë Çekun gjatë vizitës në Bullgari”, ka thënë Kalfin.

Ai ka shtuar se nuk do të dëshironte që rasti Çeku të ndikojë në marrëdhëniet e Bullgarisë dhe Serbisë.
XS
SM
MD
LG