Ndërlidhjet

logo-print

Shqipëria nesër voton në zgjedhjet parlamentare


Në Shqipëri sot kanë pushuar të gjitha aktivitetet e fushatës, një ditë para zgjedhjeve parlamentare, të cilat shihen si testi kryesor për pjekurinë politike të vendit, i cili aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Sali Berisha nga Partia Demokratike në pushtet përballet me sfiduesin kryesor, Edi Rama, lider i Partisë Socialiste.

Në zgjedhjet e shtata parlamentare në Shqipëri që nga rënia e komunizmit në vitin 1990, rreth 3.1 milionë zgjedhës me të drejtë vote do të përcaktohen për 140 ligjvënës nga 4.300 kandidatët e 34 partive politike.
XS
SM
MD
LG