Ndërlidhjet

Shqipëria voton


Tiranë
Tiranë

Rreth 3.1 milionë qytetarë me të drejtë vote sot zgjedhin 140 deputetë, ndërsa beteja kryesore do të zhvillohet ndërmjet Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Zgjedhjet po mbikëqyren nga rreth 3 mijë vëzhgues.


Në Shqipëri po mbahen votimet në zgjedhjet përgjithshme, që shihen si një test për të arriturat demokratike në këtë vend.

“Votimet kanë filluar normalisht dhe po zhvillohen mirë”, tha zëdhënësi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Leonard Olli.

Problemi i vetëm ka qenë vonesa e hapjes së disa vendvotimeve, për shkak të vështirësive me bartjen e materialeve votuese.

Gjatë fushatës zgjedhore, dy partitë më të mëdha, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, kanë premtuar se do të çojnë Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian, do të krijojnë vende të reja pune dhe zhvillim ekonomik.

Rreth 3.1 milionë qytetarë zgjedhin 140 deputetë, ndërsa beteja kryesore do të zhvillohet ndërmjet Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.

Anketimet e bëra para zgjedhjeve kanë dëshmuar për një garë të ngushtë, ndonëse me një epërsi të lehtë të Partisë Demokratike.

Zgjedhjet vëzhgohen nga 3 mijë vëzhgues, prej të cilëve 500 kanë ardhur nga jashtë për të mbikëqyrur procesin.

Rezultatet e para zyrtare të zgjedhjeve pritet të bëhen të ditura nesër.
XS
SM
MD
LG