Ndërlidhjet

Ahmadinexhad: Qëndrim të “ashpër” ndaj Perëndimit


Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, thotë se ai do të mbajë një qëndrim më “të vendosur dhe të ashpër” me Perëndimin, pas asaj që ai e cilësoi si ndërhyrje gjatë zgjedhjeve presidenciale në Iran, që u mbajtën më 12 qershor.

Këto komente ai i bëri një ditë pasi presidenti amerikan, Barak Obama, e lavdëroi trimërinë e iranianëve, që protestuan kundër zgjedhjeve, që i fitoi zoti Ahmadinexhad, në ballafaqim me atë që zoti Obama e vlerësoi si dhunë “tmerruese”.

Njëherësh, kandidati opozitar që humbi në zgjedhje, Mir Hosein Musavi, e ka refuzuar propozimin e autoriteteve për rinumërim të pjesërishëm të votave dhe ka përsëritur kërkesën e tij për anulimin e tërësishëm të zgjedhjeve presidenciale.
XS
SM
MD
LG