Ndërlidhjet

NATO, RUSI: Pajtueshmëri për bashkëpunim ushtarak


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Shefer, tha se NATO-ja dhe Rusia janë pajtuar që ta vazhdojnë bashkëpunimin ushtarak.

Kjo deklaratë u bë pasi ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s dhe minsitri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, janë takuar për bisedime në ishullin Korfus të Greqisë.

Ky takim ishte i pari i nivelit të këtillë të lartë, prej se raportet ndërmjet Moskës e NATO-s ishin ftohur për shkak të luftës Rusi – Gjeorgji, vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG