Ndërlidhjet

Greqi: OSBE-ja diskuton për kornizën e sigurisë


Ministrat e jashtëm të Orgnizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) sot e kanë hapur takimin lidhur me krijimin e një kornize të re të sigurisë në Evropë.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për siguri dhe politikë të jashtme, Havier Solana, u tha gazetarëve se ka shumë aspekte të arkitekturës së sigurisë evropiane që mund të zhvillohen më tutje, pa i ndryshuar strukturat themelore ose pa e vënë në rrezik sistemin, që, siç tha ai, “ka dhënë stabilitet fantastik” për shumë vite.

Në bisedime, që po zhvillohen në ishullin Korfuz të Greqisë, do të shqyrtohet edhe trashëgimia e luftës së vitit të kaluar ndërmjet Rusisë e Gjeorgjisë.
XS
SM
MD
LG