Ndërlidhjet

Solana shpreson për bisedime me Iranin


Zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian, Havier Solana, tha sot se shpreson se bisedimet për programin atomik të Iranit do të vazhdojnë, përkundër trazirave në Teheran, lidhur me zgjedhjet e kontestuara presidenciale.

Ai u tha gazetarëve në Korfuz të Greqisë, në takimin e ministrave të jashtëm të OSBE-së, se BE-ja do të dëshironte “shumë” t’i rifillojë bisedimet shumëpalëshe së shpejti.

Një grup i Bashkimit Evropian është duke zhvilluar negociata prej vitit 2006, në emër të fuqive kryesore borëtore, për ta bindur Iranin që ta ndalë pasurimin e uraniumit.
XS
SM
MD
LG