Ndërlidhjet

Iran: 2 mijë të arrestuar, qindra të zhdukur


Grupe për të drejtat e njeriut thonë se mbi 2 mijë njerëz ende janë të burgosur dhe qindra të tjerë janë të zhdukur në Iran, prej se filloi goditja e autoriteteve kundër protestuesve lidhur me zgjedhjet e kontestuara presidenciale të 12 qershorit.

Duke folur në një protestë në Paris, Karim Lahigji, nga Federata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, me seli në Paris, tha se qindra njerëz janë të zhdukur, “bazuar në informacione të pavarura”.
XS
SM
MD
LG