Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Në Honduras të respektohen normat demokratike


Presidenti amerikan, Bark Obama, ka shprehur shqetësim të thellë për arrestimin e presidentit të Hondurasit nga ana e ushtrisë dhe përzënien e tij nga Hondurasi.

“I ftoj të gjithë aktorët politikë dhe socialë në Honduras, që të respektojnë normat demokratike dhe sundimin e ligjit”, thuhet në një kumtesë të presidentit Obama.

Bashkimi Evropian, poashtu, e ka dënuar atë që është cilësuar si “grushtshtet” në Honduras.

“Kjo është një shkelje e papranueshme e rregullit kushtetues në Honduras”, tha Jan Kohout, ministër i jashtëm i Çekisë, vend ky që e kryeson presidencën e radhës së BE-së.
XS
SM
MD
LG