Ndërlidhjet

Odierno: Trupat irakiane të gatshme për siguri


Gjenerali Rej Odierno, komandant i trupave amerikane në Irak, tha se trupat irakiane janë të gatshme për ta marrë përgjegjësinë lidhur me operacionet e sigurisë në qytetet irakiane, pasi trupat amerikane të tërhiqen nga qytetet më 30 qershor.

Mëtutje, ai i tha rrjetit televiziv, CNN, se në Irak ka “përmirësim të vazhdueshëm në forcën e sigurisë dhe në qeverisje”.

Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, ka thënë se forcat irakiane të sigurisë janë të afta për ta mbrojtur popullatën.

Tërheqja e forcave amerikane nga qytetet në Irak po bëhet sipas marrëveshjes së nënshkruar në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Kjo marrëveshje e parasheh edhe orarin e tërheqjes së plotë të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara nga Iraku.
XS
SM
MD
LG