Ndërlidhjet

Honduras: Është shpallur orë policore


Presidenti i përkohshëm i Hondurasit, Roberto Meçeleti, ka shpallur orë policore gjatë natës, disa çaste pasi është përmbysur presidenti Manuel Zelaja.

Afër pallatit presidencial janë dëgjuar të shtëna, kur shpërthyen protestat, pasi armata e përmbysi dhe e dëboi jashtë Hondurasit presidentin Zelaja.

Ky grushtshtet është dënuar nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, OKB-ja dhe aleatët rajonalë të Hondurasit.

Zoti Zelaja, i cili pasi u dëbua nga Hondurasi, arriti në San Hoze të Kostarikës, tha se ai është ende president.

"Unë vazhdoj të jem president i zgjedhur nga populli i Hondurasit dhe unë do të kthehem në vendin tim. Sot, ata me larguan me forcë", tha presidenti Manuel Zelaja.
XS
SM
MD
LG