Ndërlidhjet

logo-print

Ndërroi jetë garuesi më i moshuar i olimpiadës


Pjesëmarrësi më i moshuar i Lojërave Olimpike, Godfri Rempling ka vdekur në moshën 100 vjeçare, ka njoftuar një punonjës i azilit të pleqve, ku Rempling i kaloi vitet e fundit të jetës.

Rempling e fitoi medaljen e artë në stafetën 4x400 metra në Lojërat Olimpike në Berlin në vitin 1936, ndërsa katër vjet më herët edhe medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike në Los Angeles.

Ai e kremtoi ditëlindjen e tij të 100. në 14 maj me të bijën, aktoren Sharlot Rempling.
XS
SM
MD
LG