Ndërlidhjet

Karzai akuzon rojet amerikane



Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka akuzuar rojtarët amerikan të angazhuar në kuadër të koalicionit të forcave për vrasjen e një zyrtari rajonal të policisë dhe të së paku 4 zyrtarëve të tjerë të sigurisë në një bastion të talibanëve në Kandahar.

Përmes deklaratës së Karzait kërkohet dorëzimi i rojëtarëve privatë të sigurisë “tek autoritetet relevante të sigurisë në qverinë e Afganistanit”.

Një zyrtar lokal i qarkut të Kandaharit tha se rreth 50 pjesëtarë të forcave të sigurisë afgane kishin hyrë në zyrën e tij duke kërkuar lirimin e një të akuzuari për falsifikim dokumentesh.

Një shkëmbim zjarri në mes të policisë dhe rojtarëve pasoi në rrethana të paqarta.

Zëdhënësi i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara tha se asnjë pjesëtar i forcave amerikane nuk ka qenë prezent gjatë incidentit.
XS
SM
MD
LG