Ndërlidhjet

Bagdadi feston largimin e forcave amerikane



Irakianët po përgatiten për të festuar tërheqjen e trupave amerikane nga qytetet dhe fshatrat e këtij vendi.

Festimet në Bagdad, ku pritet të marrin pjesë këngëtarë, poetë dhe grupe muzikore të ndryshme, do të fillojnë në orët e pasditës.

Tërheqja e trupave të Shteteve të Bashkuara, e cila po bëhet në bazë të një marrëveshje bilaterale të nënshkruar vitin e kaluar, pritet të përfundojë të martën e cila u shpall ditë feste kombëtare në Irak.

Tërheqja e së martës është është një veprim paraprak për tërheqjen e plotë të trupave amerikane deri në fund të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG