Ndërlidhjet

Shkup: BE kundërshton deklaratën e M. Thaçit


Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni Ervan Fuere, ka kundërshtuar deklaratat e Kryetarit të Partisë Demkoratike Shqiptare Menduh Thaçi dhënë Radios Evropa e Lirë se marrëveshja e Ohrit më nuk ekziston.

Fuere me këtë rast ka thënë se nuk ka nevojë për një marrëveshje te re pasi ajo e Ohrit ka dhënë stabilitet të madh politik dhe është më meritorja që Maqedonia e ka marrë statusin e vendit kandidatit për integrim në Bashkimin Evropian.

Kundër deklaratës së Thaçit është shprehur edhe Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti. Ky i fundit pas një takimi qe pati me negociatorin Zoran Jolevski, kerkoi zgjidhjen e shpejtë të emrit me Greqinë, dhe tha se i ka bërë me dije palës maqedonase se në zgjidhjen e çështjes së emrit nuk do të ketë pengesa nga ana e palës shqiptare.
XS
SM
MD
LG