Ndërlidhjet

Itali: 16 të vdekur nga shpërthimi i gazit


Zyrtarët italianë thanë se të paktën 16 njerëz kanë vdekur dhe 36 janë plagosur pas përplasjes së një treni dhe shpërthimit të dy cisternave me gaz të lëngët në Itali.

Në mesin e viktimave janë të paktën dy fëmijë, ndërsa rreth 1 mijë njerëz janë evakuuar pas shpërthimit që ndodhi në afërsi të stacionit të trenit në qytetin bregdetar Viarexhio, rreth 350 km në veri të Romës.

Flakët janë shpërndarë shpejt dhe kanë kapluar shtëpitë dhe automjetet në afërsi.

Zyrtarë të hekurudhave thanë se aksidenti ndodhi për shkak se një karrocë e trenit doli nga hekurudha, duke tërhequr katër karroca të tjera me vete.
XS
SM
MD
LG