Ndërlidhjet

Ushtarët amerikanë tërhiqen nga qytetet irakiane


Sot duhet të përfundojë tërheqja e trupave amerikane nga qytetet irakiane.

Qeveria e Irakut do ta shënojë me manifestime ditën e sotme, të cilën kryeministri Nuri al-Maliki e ka shpallur “Ditë të Sovranitetit Kombëtar”.

Tërheqja është pjesë e paktit, i cili parasheh që të gjitha trupat amerikane të largohen nga Iraku deri në vitin 2012.

Të hënën, ushtarët irakianë parakaluan nëpër rrugët e Bagdadit pasi u largua edhe ushtari i fundit amerikan.
XS
SM
MD
LG