Ndërlidhjet

Obama: Grusht-shteti në Honduras, i paligjshëm


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, tha se grusht-shteti në Honduras dhe përmbysja e presidentit Manuel Zelaja ishte “jo e ligjshme” dhe se Zelaja mbetet president i vendit.

Obama i bëri këto komente pas takimit në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Kolumbisë, Alvaro Uribe.

Obama tha se dëshiron ta bëjë të qartë se Zelaja është president i zgjedhur në mënyrë demokratike.

Ai u zotua se Shtetet e Bashkuara do të “mbesin në anën e demokracisë” dhe do të punojnë me vendet tjera dhe entitetet ndërkombëtare për ta zgjidhur çështjen në mënyrë paqësore.
XS
SM
MD
LG