Ndërlidhjet

logo-print

Sot përfundon afati për kthimin e policëve serbë


Sot në orën 16.00 përfundon afati për kthimin e policëve serbë në Policinë e Kosovës, ka njoftuar misioni i EULEX-it.

“Ky është afati i fundit”, ka thënë shefi i misionit Iv de Kermabo.

Më shumë se 300 pjesëtarë të pakicës serbë i braktisën radhët e Policisë së Kosovës pas shpalljes së pavarësisë në shkurt, 2008.

Ata e kanë kushtëzuar kthimin e tyre që të mos jenë në zinxhirin komandues të Policisë së Kosovës, por nën komandën e UNMIK-ut.
XS
SM
MD
LG