Ndërlidhjet

logo-print

OSBE largohet nga Gjeorgjia


Misioni i OSBE-së në Gjeorgji ka përmbyllur mandatin e vet pas 17 vjetësh.

Organizata tha se 20 vëzhgues liruan postin e tyre në Karaleti, në afërsi të rajonit të Osetisë Jugore.

Në Abkhazi, ndihmësja e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për misione paqeruajtëse, Edmond Mule, është cituar të ketë thënë se 130 monitorues të Kombeve të Bashkuara do të fillojnë tërheqjen sot, për t’u larguar përfundimisht më 15 korrik.

Rusia, e cila njeh dy rajonet separatiste të Gjeorgjisë si të pavarura, kishte bllokuar vazhdimin e mandatit të OSBE-së në OKB.

Rreth 225 monitorues të Bashkimit Evropian filluan punën në gusht të vitit të kaluar pas luftës ndërmjet Gjeorgjisë dhe Rusisë, për të monitoruar armëpushimin ndërmjet këtyre dy vendeve.
XS
SM
MD
LG