Ndërlidhjet

Çeku kthehet në Kosovë


Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, është kthyer sot në Kosovë, sepse prokuroria në Bullgari nuk është ankuar në vendimin e gjykatës për lirimin e tij.

Kështu ka bërë të ditur zyra për informim e Partisë Social-demokrate, kryetar i së cilës është zoti Çeku.

Ai është arrestuar në hyrje të Bullgarisë nga Maqedonia më 23 qershor, në bazë të një fletarrestimi të Interpolit, të lëshuar me kërkesë të Serbisë, e në bazë të të cilit Çeku ngarkohet me dyshimet për “krime lufte”.

Deri më tash, ish-kryeministri i Kosovës është arrestuar katër herë në bazë të të njëjtit fletarrestim dhe në të gjitha rastet është liruar.
XS
SM
MD
LG