Ndërlidhjet

Këshilli i Rojeve mbyll dosjen për zgjedhjet


Trupi elektoral i Iranit, Këshilli i Rojeve, tha se është mbyllur dosja për zgjedhjet e kontestuara presidenciale të 12 qershorit pas konfirmimit të fitores së Mahmud Ahmedinexhadit.

Zëdhënësi i këshillit, Abasali Kadkodai, tha se këshilli është autoriteti përfundimtar dhe se vendimi është shpallur unanimisht.

Këshilli çertifikoi Ahmedinexhadin si fitues të zgjedhjeve, të cilat pasuan me një rinumërim votash pas akuzave për mashtrim gjatë zgjedhjeve nga opozitari, Mirhosein Musavi.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, tha se ka ende gjasa që qeveritarët të përballen me kundërshtime të brendshme.
XS
SM
MD
LG