Ndërlidhjet

Bregu: PS të mos bllokojë numërimin e votave



Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, i ka bërë thirrje Partisë Socialiste që të mos bllokojë procesin e numërimit në Bushat dhe në Shkodër.

“Mos pengoni numërimin e votave, sepse komisionarët nuk mund të ngrihen nga tryeza pa përfunduar punën e tyre”, ka thënë Bregu.

Më herët, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Majlinda Bregu është shprehur e bindur se epërsia në numrin e mandateve të forcave të djathta, të kryesuara nga Partia Demokratike, jo vetëm që do të ruhet, por do të shtohet.

Zëdhënësja e PD-së, Majlinda Bregu, gjithashtu ka thënë se angazhimet e qeverisë kanë bërë që sot vëzhguesit të vlerësojnë se Shqipëria në zgjedhjet e sivjetme ka realizuar progres të prekshëm.
XS
SM
MD
LG