Ndërlidhjet

logo-print

Shqipëri: Pritet numërimi i 100 kutive të fundit


Rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri ende nuk janë përfundimtare.

Raportohet se kanë mbetur të numërohen edhe 100 kutitë e fundit të fletëvotimeve.

Sipas numërimeve të deritashme, rezultatet në shkallë shtetërore, në mandate në Kuvendin e Shqipërisë, janë këto: PD - 68, PS - 65, LSI - 4 mandate, PDBNJ - 1 mandat, PDI - 1 dhe PR - 1 mandat.

Partitë e tjera nuk kanë fituar asnjë mandat.

Rrjedhimisht, koalicioni Aleanca për Ndryshim, që udhëheqet nga Partia Demokratike e Sali Berishës, ka siguruar 70 mandate, Bashkimi për Ndryshim i udhëhequr nga Partia Socialiste e Edi Ramës, ka 66, dhe Aleanca Socialiste për Intergrim – 4 mandate.

Aleanca Poli i Lirisë nuk ka asnjë mandat.

Këto të dhëna janë publikuar nga projekti ECA dhe KRIIK, që mbështeten anga USAID.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se kemi të bëjmë me një garë jashtëzakonisht të ngushtë ndërmjet dy partive më të mëdha, PD dhe PS.

Kuvendi i Shqipërisë i ka 140 deputetë.
XS
SM
MD
LG