Ndërlidhjet

logo-print

Gjenevë: Filloi rundi i ri i bisedimeve Rusi – Gjeorgji


Zyrtarët e Rusisë dhe të Gjeorgjisë po bisedojnë për siguri, përkundër tensioneve në rritje ndërmjet dy vendeve.

Takimi në Gjenevë po mbahet një ditë pasi Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Ervropë zyrtarisht e ka mbyllur misionin e saj vëzhgues në Gjeorgji, që ka vepruar në rajonin separatist Osetia Jugore, deri në gusht të vitit të kaluar, kur pati filluar lufta Gjeorgji – Rusi.

Nga ana tjetër, edhe monitoruesit e Kombeve të Bashkuara kanë filluar të tërhiqen nga rajoni tjetër separatist, Akhazia.

Aktualisht, Rusia po zhvillon ushtrime ushtarake të shkallës së gjerë në pjesët e rajoneve jugore, që janë në kufi me Gjeorgjinë.

Tbilisi i ka dënuar këto ushtrime, duke i vlerësuar si provokim.
XS
SM
MD
LG