Ndërlidhjet

Tadiq: Serbët të mos votojnë në Kosovë


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës, të qëndrojnë larg kutive të votimit në zgjedhjet lokale në Kosovë, të cilat janë zgjedhjet e para nga shpallja e pavarësisë, raporton AP.

Tadiq tha se “nuk janë krijuar kushtet” që Serbia të inkurajojë rreth 100 mijë serbë të Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të nëntorit.

Sekretari shtetëror në ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq, tha se zgjedhjet nuk janë të vlefshme për Serbinë sepse, siç u shpreh ai, po zhvillohen sipas një plani ndërkombëtar, të cilin Serbia e ka hedhur poshtë.

“Ne nuk mund t’u rekomandojmë serbëve të marrin pjesë në çfarëdo zgjedhje”, tha Ivanoviq.
XS
SM
MD
LG