Ndërlidhjet

logo-print

Irani: U ndalua gazeta e kandidatit opozitar


Irani ka ndaluar publikimin e një gazete të partisë reformatore, pasi kandidati i saj presidencial, tha se do të refuzojë të pranojë rizgjedhjen e presidentit, Mahmud Ahmedinexhad.

Medhi Karubi tha se qeveria e cila ka dalë nga zgjedhjet e 12 qershorit është “jolegjitime”.

Pas kësaj deklarate partia e Karubit publikoi në faqen e saj të internetit njoftimin, sipas të cilit, prokuroria e Teheranit dhe ministria e Kulturës, e kanë ndaluar publikimin e gazetës “Etemad Melli”.

Irani ka paralajmëruar opozitën se nuk do të tolerojë protesta të mëtejme pasi Këshilli i Mbrojtësve e miratoi rizgjedhjen e Ahmedinexhadit në postin e presidentit, me gjithë ankesat për parregullësi gjatë zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG