Ndërlidhjet

logo-print

OSHA: Ultimatum për Hondurasin


Anëtarët e Organizatës së Shteteve Amerikane i kanë dhënë qeverisë së përkohshme të Hondurasit 72 orë për të rikthyer demokracinë.

Në një rezolutë të miratuar sot, OSHA ka kërkuar “kthimin e menjëhershëm, të sigurt dhe të pakusht” të presidentit të larguar, Manuel Zelaja, në postin e presidentit.

Kjo lëvizje erdhi pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e miratoi një rezolutë, e cila bën thirrje për kthimin e Zelajas në postin e mëparshëm.

Zelaja, i cili u largua përmes një grusht-shteti ushtarak nga posti i presidentit të dielën, ka paralajmëruar se do të kthehet në Honduras të enjtën, pavarësisht kërcënimit për arrestimin e tij të menjëhershëm.
XS
SM
MD
LG