Ndërlidhjet

BE: Irani të mos konfrontohet me perëndimin


Kryeministri i Suedisë, Frederik Rajnfeld, tha se shpreson që liderët e Iranit “të bëjnë zgjedhjen e duhur” për t’u shmangur konfrontimeve me Bashkësinë Ndërkombëtare.

Rajnfeld i ka bërë thirrje Iranit që “të paraqes më parë reformat se sa të krijojë konflikte” me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.

Suedia prej sot e mori kryesinë e presidencës së BE-së.

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian i kishin shtuar kritikat ndaj shtypjes së protestave në Iran, që pasuan zgjedhjet presidenciale të 12 qershorit, prej të cilave doli fitues, Mahmud Ahmedinexhad.
XS
SM
MD
LG