Ndërlidhjet

Barak: Herët për t’i ndalur vendbanimet


Ministri i Mbrojtjes së Izrealit, Ehud Barak, tha se është shumë herët të vlerësohet se a do ta ndalë Izraeli zgjerimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor, siç ka kërkuar presidenti amerikan, Barak Obama.

Këto komente Barak i bëri në Nju Jork, pas një takimi me emisarin special të Shteteve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, Xhorxh Miçell.

Gazeta e njohur izraelite, Jediot Ahronot, ka raportuar se Barak do të propozojë një ndalesë 3 mujore për fillimin e ndërtimit të vendbanimeve, mirëpo do të lejohej vazhdimi i punëve në ndërtimet e nisura.
XS
SM
MD
LG