Ndërlidhjet

Suedia e merr presidencën e radhës së BE-së


Suedia e merr udhëheqjen e presidencës së Bashkimit Evropian, me zotimin për të luftuar krizën globale ekonomike dhe ndryshimet klimatike gjatë periudhës 6 mujore.

Qeveria e Suedisë e pret Komisionin Evropian, në një takim në Stokholm, ku formalisht do të shënohet fillimi i kryesimit të presidencës së BE-së nga Suedia.

Gjatë një konference për media në Stokholm, presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Baroso, tha:

- Motoja e presidencës suedeze është t’i marrim përsipër sfidat. Motoja nuk do të mund të ishte më e qëlluar. Ka me të vërtetë shumë gjëra për të bërë gjatë gjashtë muajve të presidencës suedeze, tha Baroso.

Suedia po vjen në krye të Bashkimit Evropian pas Çekisë dhe në kohën kur, së fundi, u zgjodh Parlamenti i ri Evropian dhe kur pritet të zgjedhet përbërja e re e Komisionit Evropian.
XS
SM
MD
LG