Ndërlidhjet

logo-print

Musavi: Zgjedhjet në Iran ishin jolegjitime


Lideri opozitar iranian, Mirhosein Musavi, sot ka përsëritur pretendimet e tij se zgjedhjet presidenciale më 12 qershor në Iran, ishin jolegjitime dhe ka kërkuar nga mbështetësit e tij që të “vazhdojnë me ankesat” kundër rezulateve të zgjedhjeve.

Në një njoftim për media, zoti Musavi, poashtu, nga autoritetet ka kërkuar lirimin e të burgosurve politikë, ndërmarrjen e reformave zgjedhore dhe të lirisë së shtypit.

Këto komente u bënë pasi trupa më e lartë zgjedhore iraniane, Këshilli i Mbrojtësve, më herët këtë javë, ka shpallur se rezultatet e zgjedhjeve ishin të vlefshme, duke i mundësuar kështu presidentit aktual, Mahmud Ahmadinexhad, që më vonë këtë muaj, të inaugurohet edhe për një mandat në këtë post.
XS
SM
MD
LG