Ndërlidhjet

Takimi Gjeorgji – Rusi pa marrëveshje


Zyrtarët e Rusisë dhe të Gjeorgjisë janë takuar në Gjenevë për të biseduar për çështje të sigurisë. Takime të këtij lloji ndërmjet Moskës dhe Tbilisit janë mbajtur, deri tash, 6 herë me radhë, që nga lufta pesëditëshe në gusht të vitit 2008.

Gjatë këtij takimi nuk është arritur ndonjë marrëveshje, por të dyja vendet u pajtuan që të takohen sërish më 17 shtator në Gjenevë.

Në takim, i cili u mbajt nën mbikëqyrjen e OSBE-së, të Bashkimit Evropian dhe të Kombeve të Bashkuara, morën pjesë edhe përfaqësues të rajoneve separatiste të Gjeorgjisë, Osetia jugore dhe Abkhazia.

Aktualisht, Rusia po zhvillon ushtrime ushtarake të shkallës së gjerë në pjesët e rajoneve jugore, në kufi me Gjeorgjinë.

Tbilisi i ka dënuar këto ushtrime, duke i vlerësuar si provokim.
XS
SM
MD
LG