Ndërlidhjet

Pakistan: Së paku 28 militantë të vrarë


Zyrtarë të sigurisë në Pakistan thonë se së paku 28 militantë të dyshuar janë vrarë pas sulmit me helikopterë ndaj bazave të tyre në rajonin Kiber, afër kufirit me Afganistanin.

Sipas një zëdhënësi pakistanez, në mesin e të vrarëve, ishte edhe një komandant i “rëndësishëm” i militantëve.

Në një zhvilim tjetër, nga sulmi me bombë kundër një patrulle policore në qytetin Peshavar, sot janë vrarë dy policë. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por shpeshherë militantët talibanë kanë ndërmarrë sulme të ngjashme.
XS
SM
MD
LG