Ndërlidhjet

Hondurasi kundërshton thirrjet ndërkombëtare


Qeveria e përkohshme e Hondurasit që erdhi në pushtet pas një grusht-shteti ushtarak, ka kundërshtuar thirrjet ndërkombëtare për kthimin e presidentit të dëbuar, Manuel Zelaja.

Organizata e Shteteve Amerikane i caktoi, ditë më parë, qeverisë aktuale të këtij vendi një afat kohor prej 72 orëve për të rivendosur Zelajan në postin e presidentit të Hondurasit.

Për këtë arsye, Zelaja ka shtyrë kthimin e tij në Honduras deri në skadimin e afatit të caktuar kohor, i cili përfundon të shtunën.

Krerët e përkohshëm kanë kërcënuar presidentin në ekzil me arrestim në rast të kthimit të tij në Tagusigalpa për shkak të, siç thuhet, tradhëtisë.

Zejala u përmbys nga posti i presidentit dhe u dëbua jashtë vendit të dielën.
XS
SM
MD
LG