Ndërlidhjet

logo-print

SHBA akuzon Iranin për rastin Neda


Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, thotë se qeveria iraniane është duke zhvilluar një "fushatë dezinformimuese" duke akuzuar protestuesit e zhvillimeve pas zgjedhjeve të 12 qershorit për vënien qëllimisht në skenë të vrasjes së një gruaje të re.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, tha se ideja se vrasja është vënë qëllimisht në skenë ishte "shokuese".

Shefi i policisë së Iranit, Ismail Ahmadi-Mogadam, tha në Teheran se vrasja e 27-vjeçares, Neda Aga Soltan, gjatë protestave të 20 qershorit, është një provokim i cili ka për qëllim të dëmtojë imazhin e Iranit në botë.

Vdekja e Nedas ishte inçizuar dhe postuar në internet.
XS
SM
MD
LG