Ndërlidhjet

logo-print

Ingusheti: Rikthehet dhuna


Së paku dy militantë islamikë dhe një oficer i policisë janë vranë sot në përleshjet me forcat e sigurisë në republikën ruse të Ingushetisë.

Agjencia e lajmeve Interfaks njoftoi për një shkëmbim zjarri në afërsi të kryeqytetit Nazran, me ç’rast janë plagosur dy policë.

Sipas Interfaksit, rebelët hapën zjarr mbi forcat e policisë, të cilët pastaj vranë dy militantë.

Dhuna midis rebelëve islamikë dhe trupave të Kremlinit është shtuar kohëve të fundit në rajonin e Kaukazit të Veriut, sikurse në Ingusheti ashtu dhe në Dagestan.
XS
SM
MD
LG