Ndërlidhjet

ANEB: Amano -drejtor i ri


Diplomatët njoftuan se bordi 35 anëtarësh i guvernatorëve të institucionit mbikqyrës për çështje bërthamore të Kombeve të Bashkuara ka emëruar, Jukija Amanon, si drejtor të përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB).

Drejtori në largim i këtij institucioni, Mohamed El Baradej, pritet të përfundojë mandatin e tij më 12 nëntor, pas 12 vjetësh në këtë post.

El Bardej dhe Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore fituan Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2005.
XS
SM
MD
LG