Ndërlidhjet

Avokati i Karaxhiqit takon ministrin Bild


Ministri i Jashtëm i Suedisë, Karl Bild, do të takohet me avokatin e Radovan Karaxhiqit për të diskutuar se a do të dëshmojë Bild në gjykimin e ish-liderit të serbëve në Tribunalin e Hagës.

Agjencia e lajmeve AFP citon drejtorin e përgjithshëm të shërbimit ligjor të ministrisë së Jashtme suedeze, Karl Henrik Erenkrona, të ketë thënë se kërkesa për këtë takim është bërë nga avokati i Karaxhiqit.

Para se të emërohej Përfaqësues i parë i Lartë i Bosnjës në vitin 1995, shefi i diplomacisë suedeze, Bild, ka qenë ndërmjetësues i Bashkimit Evropian për konfliktin në Ballkan.

Karaxhiq u arrestua në Beograd vitin e kaluar, pas 13 vjetëve në arrati.
XS
SM
MD
LG