Ndërlidhjet

Beograd: Kthimi i policëve sipas planit 6 pikësh


Qeveria e Serbsië thotë se kthimi i policëve serbë në policinë e Kosovës, është në pajtueshmëri me planin gjashtë pikësh të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, “i cili është në harmoni me Rezolutën 1244 dhe me politikën e statusit neutral të faktorëve ndërkombëtarë”, tha ministri për të drejtat e njeriut dhe të pakicave në qeverinë e Serbisë, Svetozar Çipliq.

Sipas tij, “kthimi i serbëve në policinë e Kosovës paraqet kthim në gjendjen para shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës”.

Mëtutje, Çipliq u tha gazetarëve në Beograd, se Qeveria e Serbisë konsideron se nuk ka kushte, që serbët në Kosovë, të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.
XS
SM
MD
LG