Ndërlidhjet

Obama: Rusia t'i japë fund logjikës së Luftës së ftohtë


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, ka thënë se Rusia do të kuptojë se është koha për t'i dhënë fund asaj që ai e quan "qasje e vjetër e Luftës së Ftohtë" në marrëdhëniet me Uashingtonin.

Obama, në një intervistë dhënë agjencisë së lajmeve Associated Press, përpara vizitës së tij javën e ardhshme në Moskë, tha se ai planifikon të përcjellë këtë mesazh te ish-presidenti dhe kryeministri i tanishëm, Vladimir Putin, pasi ai beson se Putin ka ende ndikim ne politikën ruse.
XS
SM
MD
LG