Ndërlidhjet

logo-print

Berlin: Bundestagu bënë thirrje për ndryshme kushtetuese në Rusi


Parlamenti gjerman ka bërë thirrje për reforma kushtetuese në Rusi. Dhoma e ulte e Bundestagut këtë thirrje e bëri me anë të një rezolute e cila u miratua dje. Rezoluta thekson se një numër i seancave gjyqësore në Rusi kishin dhënë përshtypjen se ndikimi politik ishte duke u ushtruar mbi gjykatat dhe prokurorët. Parlamenti gjerman shprehu shqetësim pasi gjyqi ndaj një të burgosuri kundër ish manjatit të naftës Mikhail Hodorkovsky, të akuzuar për shpërdorime dhe mashtrime, ishte proces qe ka ndjekur ndikime politike. Ata thanë se gjyqi ishte një rast prove për besueshmërinë e drejtësisë nën presidentin rus Dimitri Medvedev.
XS
SM
MD
LG