Ndërlidhjet

Iran: Gjykohen punëtorët e ambasadës britanike


Kryetari i Këshillit të Rojeve në Iran tha se disa anëtarë të stafit lokal të ambasadës britanike në këtë vend, të cilët ishin arrestuar më parë për shkak të dyshimeve për përfshirjen e tyre në protestat paszgjedhore, do të dalin para gjykatës.

Ahmad Janati tha se ambasada britanike “ka qenë e përfshirë” në trazirat dhe se anëtarët e saj të arrestuar “kanë pranuar këtë gjë”.

Ai nuk dha më tepër detaje.

Qeveria e Britanisë ka kundërshtuar arrestimet e bëra dhe ka njoftuar se 7 prej 9 punëtorëve të arrestuar të ambasadës janë liruar deri më tani.
XS
SM
MD
LG